Mbështetje për përfshirjen e specializantëve të rinj në financim nga programi për subvencione
Sot, me 26 Janar 2021, Kryetari i OSK-së Prof. Dr. Blerim Kamberi priti në një takim pune një grup të specializantëve të rinj. Gjatë takimit, u paraqitën brengat e specializantëve të rinj në lidhje me kushtet e punës, e veçanërisht me mungesën e financimit të edukimit të tyre specialistik.
Kryetari shprehu përkrahjen e parezervë të tij, si dhe të Odës, për profesionistët e rinj shëndetësor-specializantët që të përfshihen në financim të edukimit specialistik nga programi për subvencione.
Oda e Stomatologëve të Kosovës do të vazhdojë të japë kontributin e saj për të gjitha zhvillimet për avancimin e pozitës së stomatologut duke u zotuar se do të jetë përkrah kërkesave të tyre.