Njoftim

Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional, në mbledhjen e mbajtur sot më datë 11.06.2026, ka nxjerrë vendim me të cilin është shfuqizuar akreditimi i subjektit New Dent Training Center për aktivitetin “Trajnim për preparim për kurora faseta (Veneers)”, për shkak të mosrespektimit të nenit 13 të Rregullores për Edukim të Vazhdueshëm Profesional, si dhe Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet palëve kontraktuese.

Po ashtu, KEVP-ja ka shqiptuar ndaj subjektit edhe masën e pezullimit për akreditimin e aktiviteteve të tjera nga oda, në përputhje me procedurat e përcaktuara të rregullores në fuqi.