Mesazh për komunitetin stomatologjik dhe popullatën me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Oral
Të nderuar profesionistë të stomatologjisë, të dashur qytetarë,
Sot, më 20 Mars 2025, mbarë bota shënon Ditën Botërore të Shëndetit Oral nën sloganin “Një gojë e shëndetshme është një mendje e qetë”. Ky slogan shënon vazhdimin e një fushate
globale trevjeçare (2024-2026), e udhëhequr nga Federata Botërore e Stomatologjisë (FDI), e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të motivojë njerëzit e të gjitha moshave të kujdesen për
shëndetin e tyre oral, duke ndërmarrë hapa konkretë për një buzëqeshje të shëndetshme dhe një mendje të qetë e të lumtur!
Me rastin e kësaj dite, dëshirojmë të përcjellim një mesazh të rëndësishëm mbi kujdesin dhe rëndësinë e shëndetit oral për mirëqenien e përgjithshme.
Shëndeti oral është një pasqyrë e shëndetit tonë të përgjithshëm dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës sonë. Kujdesi i duhur ndaj dhëmbëve dhe zgavrës së gojës nuk është vetëm një
çështje estetike, por një domosdoshmëri për të parandaluar sëmundjet orale dhe ato sistemike
Me këtë rast, ftojmë të gjithë qytetarët të ndjekin praktika të mira të higjienës orale, si larja e rregullt e dhëmbëve së paku dy herë në ditë dhe vizitat e rregullta te stomatologu. Po ashtu,
inkurajojmë komunitetin stomatologjik që të vazhdojë të kontribuojë me përkushtim në përmirësimin e shëndetit oral për të gjithë.
Le të punojmë së bashku për të promovuar ndërgjegjësimin dhe edukimin mbi shëndetin oral, duke u kujdesur për buzëqeshjen tonë sot për një të ardhme më të shëndetshme!
Urime Dita Botërore e Shëndetit Oral!
Me respekt,
Prof.Dr. Blerim Kamberi
Kryetar i OSK-së