Misioni

Oda e Stomatologëve të Kosovës është themeluar me Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësor (Ligji Nr. 04/L-150) të dt 30 Maj 2013, ndërsa Kuvendi i I (pare) i Odës ështe mbajtur me dt. 25 Nëntor 2014 në Prishtinë.

Odat e Stomatologëve e Kosovës është organizatë e pavarur profesionale e stomatologëve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre profesionale në Republikën e Kosovës.

Oda përfaqëson dhe mbron interesat e përbashkëta të anëtarëve të saj dhe vendos standarde të larta të kodit etik të detyrueshëm për çdo stomatolog që ushtron profesionin e tij.

Asnjë stomatolog nuk mund të ushtrojë profesionin e tij në sistemin e kujdesit shëndetësor publik apo privat në Republikën e Kosovës pa qenë anëtar i OSK-së dhe pa qenë i pajisur me licencë valide për ushtrimin individual të profesionit të stomatologut, të lëshuar nga OSK-së.