Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes OSK-së dhe Kolegjit AAB-Fakulteti i Stomatologjisë

Sot, me datë 01.03.2023, në ambientet e Kolegjit AAB, Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës Prof. Dr. Blerim Kamberi dhe Dekani i Fakultetit të Stomatologjisë në Kolegjin AAB Prof.Ass.Dr Astrit Kuçi, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimit ndërinstitucional.

Marrëveshja ndër tjerash parasheh organizimin e aktiviteteve profesionale dhe shkencore të përbashkëta në fushën e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional duke përfshirë ligjërata, trajnime, kongrese/konferenca dhe forma tjera të avancimit professional dhe shkencor për komunitetin tonë.

Poashtu palët u zotuan të bashkëpunojnë në fushën e publikimeve profesionale dhe shkencore në Revistën e Stomatologëve të Kosovës.