KQZ PUBLIKON LISTËN PRELIMINARE TË KANDIDATËVE PËR ANËTARË TË KUVENDIT TË OSK-SË

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur me 06/03/2023, pas shqyrtimit dhe verifikimit të kandidaturave për anëtarë të Kuvendit të OSK-së, publikon listat preliminare për anëtarë të Kuvendit të OSK-së, të cilët kanë plotësuar kriteret e parapara për kandidim.

Në linkun e mëposhtëm gjeni listat preliminare të kandidatëve për anëtarë  sipas Njësive zgjedhore:

– Njësia Zgjedhore 01 Prishtinë
– Njësia Zgjedhore 02 Prizren
– Njësia Zgjedhore 03 Pejë
– Njësia Zgjedhore 04 Gjakovë
– Njësia Zgjedhore 05 Gjilan
– Njësia Zgjedhore 06 Ferizaj
– Njësia Zgjedhore 07 Mitrovicë
– Njësia Zgjedhore 08 QKSUK me Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale

Të gjithë kandidatët të cilët kanë parashtruar fletë-aplikimet e tyre ndërkaq nuk gjenden në listën e mësipërme, mund t’i paraqesin kërkesat e tyre në afat prej 24 orëve nga ora e publikimit të kësaj liste.

Ankesa i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kërkesa duhet të parashtrohet në formë elektronike në adresën zyrtare të  KQZ-së: kqzosk2023@gmail.com