NESËR MBAHEN ZGJEDHJET PËR ANËTAR TË KUVENDIT TË OSK-SË

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, dhe nesër me datë 22 Mars 2023 nga ora 08:00 deri në orën 16:00 votuesit e regjistruar në njësitë zgjedhore në të cilat do të organizohen zgjedhjet, mund t’iu drejtohen qendrave të vendvotimit, për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Këtë proces do ta vëzhgojnë 12 vëzhgues të certifikuar nga KQZ zë cilët paraprakisht kanë bërë kërkesën për certifikim.

Lokacionet e Qendrave të Votimit të Njësive Zgjedhore

  1. Njesia Zgjedhore 01 Prishtinë, QKMF-Prishtinë, salla e ligjëratave, kati 0. Rr. Fehmi Agani Nr.20.
  2. Njësia Zgjedhore 02 Prizren, QKMF- Prizren, Rr. Joni pa nr.
  3. Njësia Zgjedhore 03 Pejë, Poliklinika Stomatologjike
  4. Njësia Zgjedhore 04 Gjakovë, Salla e mbledhjeve në QMF- 1 (ish QKMF), Rr. Vëllerërit Frashëri, tek sahat kulla
  5. Njësia Zgjedhore 05 Gjilan, Qendra trajnuese e Mjekësisë Familjare në QKMF
  6. Njësia Zgjedhore 07 Mitrovicë, QKMF “Dr. Nexhat Çuni, Rr. Afrim Zhitia
  7. Njësia Zgjedhore 08 QKSUK me KKMF, Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës, Amfiteatri i QKSUK-së

 

SQARIM: Në Njësinë Zgjedhore 06 Ferizaj nuk do të organizohen zgjedhjet në
bazë të Vendimit të KQZ-së ne Nr. 187 të datës 08.03.2023 dhe rrjedhimisht
nuk është formuar Qendra e Votimit.