Njoftim

Të nderuar kolegë,

Me shumë kënaqësi ju informojmë se së shpejti do të botohet numri i dytë i Revista e Stomatologëve të Kosovës (RSK).

Në revistë do të botohen punime shkencore origjinale, punime profesionale, punime reviale, përshkrim rasti, dorëshkrim i shkurtër, si dhe shkrime informative për çështje specifike me interes të përgjithshëm në sektorin e stomatologjisë, si: kumtesa të shkurta, si dhe vështrime editoriale dhe të ngjajshme.

Ftojmë të gjithë të interesuarit, që të kontribuojnë me dorëshkrimet e tyre të cilat mund të dorëzohen në email adresën revista@osk-c42eea.ingress-earth.ewp.live

Për më shumë informacion, mund të drejtoheni në website zyrtar të revistës https://osk-ks.org/revista, ku janë të përcaktuara edhe detajet teknike të dorëshkrimeve.

Redaksia “RSK”