Njoftim

Të nderuar anëtarë,

Këtë vit po e përmbyllim me botimin e numrit të ri (i katërti me radhë) të Revistës së Stomatologëve të Kosovës (RSK).

Edhe në këtë numër revista ofron publikime të ndryshme profesionale e shkencore nga të gjitha disiplinat stomatologjike, në të cilat autorët ndër të tjerash kanë ndarë edhe përvojën e tyre profesionale nga praktika e përditshme stomatologjike.

Falënderoj autorët, redaktorët dhe recensentët anonim, të cilët të gjithë kanë qenë vullnetarë për të kontribuar në suksesin e këtij numri.

Si çdo herë, të gjithë anëtarët e OSK-së përmes SMS-it do të pranojnë linkun për marrjen e formës elektronike të RSK-së.

Në këtë kohë festive, shprehi urimet më të mira për të gjithë ju anëtarë të OSK-së dhe ju falënderoj për angazhimin dhe profesionalizmin e juaj.

Gëzuar Vitin e Ri 2 0 2 4!

Të keni një vit të lumtur dhe shëndet të mirë për ju dhe familjet tuaja!

Me respekt,
Prof.Dr. Blerim Kamberi
Kryetar i OSK-së