Njoftim

Të nderuar anëtarë të OSK-së,

 

Oda e Stomatologëve të Kosovës organizon SIMPOZIUMIN PROFESIONAL “Identifikimi dhe menaxhimi i faktorëve të rrezikut në praktikën stomatologjike” i cili do të mbahet me datë 20 prill 2024, në Hotel Venus(afër QMI-së, Magjistralja Prishtinë-Lipjan).

Simpoziumi nëpërmjet ligjëruesve të ftuar vendor dhe ndërkombëtar do të ofrojë njohuri të reja dhe udhëzime për përdorimin e protokoleve të sigurisë në praktikën stomatologjike, për të siguruar që pacientët të trajtohen me kujdes dhe siguri maksimale.

Për detajet e simpoziumit profesional do t’ju njoftojmë me kohë.