Njoftim

Kryetari i OSK-së Prof. Dr. Blerim Kamberi sot me dt. 18.10.2024 priti në takim dekanen e Fakultetit të Mjekësisë Dentare të Tiranës Prof. Asoc. Silvana Bara.

Takimi ishte shumë miqësor dhe vazhdimësi e bashkëpunimit shumë vjeçar. Palët u zotuan në avancimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi në format e ndryshme, parasëgjithash në fushën e edukimit të vazhdueshëm profesional, në shkëmbimin e ligjëruesve, njohjen dhe akreditimin e eventeve profesionale nga ana e OSK-së.