Njoftim
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, së bashku me ministritë tjera të linjës, odat profesionale të sektoreve përkatëse, e me këtë edhe Oda e Stomatologëve të Kosovës, kanë krijuar sinergji të reja për avancimin e njohjes së kualifikimeve profesionale si në ballkanin perëndimor ashtu edhe në vendet e BE, paralelisht me përafrimin e integrimit tonë në Bashkimin Evropian.
Kjo iniciativë e financuar nga BE është krijuar për t’i mbështetur profesionistët nga e gjithë Kosova, e me këtë edhe profesionistë tanë, përmes përafrimit të kualifikimeve të tyre me standardet e BE-së.
MASHTI, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë kanë lansuar fushatën vetëdijësusese për “Njohjen e Kualifikimeve Profesionale”.
Për informata më të detajuara, mund ta vizitoni linkun në vazhdim: https://prishtina-rea.net/ballina/