Njoftim
Të nderuar anëtarë të OSK,
Projektligji për shëndetësi prej datës 24.10.2024 ka dalë në diskutim publik nga Ministria e Shëndetësisë.
OSK dhe Odat tjera, si përfaqësuese ligjore të interesave të profesionistëve shëndetësorë, me kohë kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me përmbajtjen e këtij projektligji i cili është në kundërshtim me misionin e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë dhe deri më tani nuk janë marrë parasysh.
Komentet e përbashkëta të OPSH-ve ndaj këtij projektligji janë adresuar me kohë në MSH dhe mund t’i gjeni në linqet e mëposhtme:
– Kerkesa per qasje ne dokumente publike
– Komentet ne Projektligjin per Shendetesi
Poashtu ju njoftojmë se Odat e Profesionistëve Shëndetësor kanë dërguar edhe propozimet konkrete për secilin nen të këtij projektligji në MSH në afatin kohor të përcaktuar, por që asnjëra nuk është marrë në konsiderim. Prandaj OPSH-të përsëri këto propozime do t’i adresojnë në dokumentin për konsultim publik nga MSH.
OSK do të angazhohet me çdo mekanizëm ligjor për të adresuar plotësisht këto shqetësime dhe për të siguruar që zëri ynë të dëgjohet.
Për këtë arsye, ju ftojmë të gjithë të kontribuoni me komentet dhe sugjerimet tuaja në platformën elektronike qeveritare për konsultime publike.
Kontributi juaj është i rëndësishëm për ne, dhe i njejti mund të bëhet përmes linkut https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=42644
Faleminderit për angazhimin tuaj!