NJOFTIM PËR ORARIN E RI TË PUNËS NË ZYRET E OSK-SË

Të nderuar anëtarë të OSK-së,

Pas lehtësimit të masave të parapara për parandalimin e pandemisë COVID -19, të paralajmëruara nga Ministrisa e Shëndetësisë me dt 30.04.2020 dhe me qëllim të përmbushjes së nevojave të anëtarëve tanë,

Ju njoftojmë se zyret e OSK-së nga data 18 Maj 2020 do të fillojnë punën me palë çdo ditë prej orës 9.00 – 14.00.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, kërkojmë mirëkuptimin nga anëtarët tanë që në zyre të respektohen masat e domosdoshme të sigurisë:

  • Pajisja me maska dhe dorëza
  • Respektimi i distancës sociale

 Ky orar i punës do të ndryshohet varësisht nga situata pandemike në Kosovë dhe nga vendimet e Qeverisë/Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me masat për parandalimin e pandemisë COVID-19.