NJOFTIM PËR PJESËMARRËSIT E KONFERENCËS
Pjesëmarrësit e regjistruar përmes platformës digjitale dhe me kuotizim të paguar për Konferencën e 7-të Ndërkombëtare të Stomatologjisë duhet të bëjnë evidentimin e pjesëmarrjes me QR kod (përmes telefonit mobil) në vendngjarje me datë 17 ose 18 prill 2026 dhe evidentimi realizohet vetëm një herë.
QR kodi do të jetë i qasshëm në hollin ku do të mbahet konferenca.
Certifikata elektronike do të gjenerohet dhe do t’u lëshohet vetëm atyre pjesëmarrësve që kanë kryer evidentimin e pjesëmarrjes përmes QR kodit në vendngjarje.