Oda e Stomatologëve të Kosovës dhe kompania e sigurimeve “ILLYRIA” arrijnë marrëveshje për sigurime shëndetësore për komunitetin tonë
Sot, me dt. 10 qershor 2024 është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e sigurimeve “ILLYRIA”, e cila do të ofrojë 3 (tri) pako të sigurimeve shëndetësore për të gjithë anëtarët e OSK-së dhe familjarëve të tyre të ngushtë. Varësisht nga interesimi për pakot e sigurimeve, kompania e sigurimeve “ILLYRIA” do të gjejnë forma që iu mundësojnë anëtarëve të OSK-së procedura sa më të lehta dhe të thjeshta të aplikimit.
Për të gjithë anëtarët e OSK-së që dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë mundësi për të pasur sigurim shëndetësor, duhet ta kontaktoni drejtpërdrejtë kompaninë në tel: 049 750 205 ose në email: Shkodran.ademaj@illyriansurance.com