Oda e Stomatologëve të Kosovës së shpejti do të fillojë me shërbimet digjitale për anëtarët e saj
Të nderuar anëtarë,
Me qëllim të lehtësimit dhe përsosjes së shërbimeve tona në përputhje me trendet e teknologjisë bashkëkohore, OSK së shpejti do të fillojë me ofrimin e të gjitha shërbimeve administrative (anëtarësimi, licencimi/rilicencimi, EVP etj) në platformën digjitale. Kjo platformë do t’i mundësojë anëtarëve tanë që shërbimet të cilat deri më tani janë ofruar në mënyrë fizike, ti realizojnë nëpërmjet qasjes online.
Platforma digjitale e shërbimeve do të jetë e vetmja formë e cila do të jetë në përdorim duke eliminuar kështu nevojën për prezencë të anëtarit për kryerjen e shërbimeve administrative, siç ishte deri më tani.
Platforma do të ofrojë qasje të plotë vetëm anëtarëve të cilët kanë përmbushur obligimet e taksave administrative për vitin 2024, prandaj luteni të gjithë anëtarët të cilët ende nuk keni kryer obligimet t’i kryeni sa më parë.