OSK merr statusin e anëtarit vëzhgues në Federatën evropiane të rregullativave për stomatologji (FEDCAR)
Me datë 16 maj 2024 në Trogir të Kroacisë me ftesë të kryetarit të FEDCAR Dr. Hrvoje Pezo, kryetari i OSK-së, Prof.Dr. Blerim Kamberi dhe Dr. Bleron Faiku, kanë marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FEDCAR, në të cilën Oda e Stomatologëve të Kosovës ka marr statusin e anëtarit vëzhgues në këtë organizatë.
FEDCAR është një organizatë evropiane e rregullativave në stomatologji, e cila u themelua në vitin 2004 me seli në Brukse, aktualisht numëron 22 shtete të Evropës. Statusi i anëtarit vëzhgues në FEDCAR është një hap i rëndësishëm drejt harmonizimit të praktikave tona me standardet evropiane dhe një mundësi për të sjellë ndryshime dhe përmirësime të rëndësishme në stomatologjinë e vendit tonë. Statusi i anëtarit vëzhgues në një entitet kaq prestigjioz si FEDCAR, rrit besueshmërinë ndaj stomatologjisë në vendin tonë, dhe do të jetë një mundësi për të përparuar, për të mësuar dhe për të ndarë njohuri me komunitetin stomatologjik evropian.