Përfundoi cikli i parë i ligjëratave profesionale të organizuara nga Oda

Dje me datë 16 06 2022 në QKMF- Mitrovicë, është mbajtur ligjërata e radhës me temë: Procedurat laboratorike në sistemin Cad/Cam nga Dr. Dijedona Musa -Pllana, specialiste e Protetikës stomatologjike.

Teknologjia Cad/Cam si metodë e avansuar në praktikën stomatologjike, viteve të fundit ka marr hov edhe tek ne në Kosovë. Të pranishmit u njoftuan me përparësitë e teknologjisë në fjalë, e cila tregon një precizitet të lartë të punimeve protetikore dhe poashtu siguron që ato të kryhen shpejt brenda ditës.

Cikli i dytë i ligjëratave profesionale fillon në muajin shtator sipas planit dhe programit për vitin 2022.