Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Odën e Stomatologëve të Kroacisë

Me ftesë të kryetarit të Odës së Stomatologëve të Kroacisë, një delegacion i Odës së Stomatologëve të Kosovës, i përbërë nga kryetari Prof.Dr. Blerim Kamberi, nënkryetari Dr. Kastriot Meqa dhe zëvendëskryesuesi i Këshillit Drejtues Dr. Musa Qazimi, ishin në vizitë zyrtare në Zagreb të Kroacisë më datë 9-11 qershor 2022. Takimi u mbajt në një atmosferë të ngrohtë e shumë miqësor.

Në frymën e bashkëpunimit të vazhdueshëm tre vjeçar, kryetari Kamberi e falenderoi homolgun e tij Dr Pezon për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Odës së Stomatologëve të Kroacisë dhën OSK-së gjatë kësaj periudhe. Palët u zotuan të shkëmbejnë informacione dhe materiale në ato fusha që janë me interes të ndërsjellë, duke përfshirë materialet shkencore e profesionale, shkëmbim të ligjëruesve, mbështetje për zhvillimin e mëtejshëm të revistës me anë të dorëshkrimeve të ndryshme si dhe të bashkëpunojnë në afirmimin ndërkombëtar të OSK-së.

Gjatë këtij takimi të dy kryetarët nënshkruan formalisht memorandumin e bashkëpunimit

Poashtu kryetari Kamberi mori pjesë edhe në një takim të përbashkët me kryetarët tjerë të odave, Sllovenisë, Maqedonisë dhe Bosnjes & Hercegovinës.
Gjatë këtij takimi u shkëmbyen përvojat e përbashkëta si dhe u bisedua ndër të tjerash për temat aktuale që kanë të bëjnë me aftësimin profesional dhe pjesëmarrje në eventet e ndryshme profesionale të organizuara nga odat përkatëse.