Përfundoi Konferenca e VI-të Stomatologjike

Me 18 Dhjetor 2021 u mbajt Konferenca e VI-të Stomatologjike-Virtuale në të cilën morën pjesë mbi 900 pjesëmarrës.
Kjo Konferencë u organizua nga OSK, me ligjërues të shquar me përvojë profesionale dhe akademike nga fusha të ndryshme stomatologjike. Një pjesë e tyre ishte me pjesëmarrje fizike me një audiencë të kufizuar, si dhe pjesëmarrje virtuale të shumicës së audiencës.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, si dhe Këshillin Organizativ për organizim, për mbështetjen e tyre pamasë për t’a bërë këtë ngjarje një sukses të madh.
Mirupafshim në eventet tjera të organizuara nga OSK.