Pjesëmarrja në Kongresin Botëror të Stomatologjisë, 12-15 shtator 2024, Stamboll
Në kuadër të Kongresit Botëror të Stomatologjisë të mbajtur në Stamboll të Turqisë me 12-15 shtator 2024, Kryetari i OSK-së Prof.Dr. Blerim Kamberi dhe Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës Dr. Ilmi Kryeziu morën pjesë në forumet e ndryshme të Parlamentit Botëror të Stomatologjisë.
Në forumin për edukimin e vazhdushëm profesional diskutimet ishin të përqëndruar në nevojën për të zhvilluar dhe përmirësuar programet e edukimit të vazhdueshëm profesional për profesionistët e stomatologjisë. Rëndësia e këtij forumi ishte në ndihmën e krijimit të mundësive për zhvillimin e aftësive dhe për të mbajtur profesionistët të përditësuar me trendet më të fundit dhe praktikat më të mira në fushën e tyre.
Forumet shkencore kontribuan në avancimin e kërkimeve dhe në promovimin e bashkëpunimit ndërmjet studiusve dhe ekspertëve të fushave të ndryshme. Këto forume theksuan rëndësinë e shkëmbimit të njohurive dhe bashkëpunimit për të avancuar kërkimin dhe inovacionin në shkencë.
Diskutimet në forumin e shëndetit publik kanë përfshirë tema të rëndësishme lidhur me strategjitë për përmirësimin e shëndetit publik dhe për përballimin e sfidave globale në këtë fushë. Ngjarja ka ofruar një platformë për ndarjen e praktikave më të mira dhe për krijimin e strategjive të koordinuara për të përmirësuar shëndetin oral të popullsisë në nivel global.
Gjatë qëndrimit në parlamentin botëror të stomatologjisë patëm rastin të takohemi edhe me delegacione nga vendet e ndryshme të botës si dhe patëm një takim të ngrohtë me kryetarin e ardhshëm të FDI Dr. Nikolai Sharkov, i cili e pranoi ftesën e kryetarit për një vizitë në të ardhmen e afërt në OSK-së.