Postimet e munguara nga data 12 Mars deri 7 Maj 2020
12.03.2020
Njoftim për pezullimin e ligjëratave të EVP
Duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 11 Mars 2020, lidhur me pezullimin e aktiviteteve publike, Oda e Stomatologëve të Kosovës njofton anëtarët e saj se përkohësisht pezullohen aktivitetet e organizuara nga OSK në qendrat e mjekësisë familjare në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional, deri në njoftimin për përfundimin e pezullimit të aktiviteteve publike. Orari i ligjëratave do të përditësohet dhe do të publikohet në faqen e OSK-së, duke u bazuar në vendimet e ardhshme të Qeverisë.
Apel për kujdes të shtuar gjatë punës profesionale
Oda e Stomatologëve të Kosovës u bën thirrje të gjithë anëtarëve të saj, të punësuar në sektorin publik dhe privat, që të shtojnë masat për kujdesin gjatë punës me pacientë, veçanërisht masat në lidhje me mbrojtjen personale të personelit shëndetësor dhe ndihmës, si dhe në shtimin e masave për dezinfektimin e ambienteve dhe pajisjeve të punës. Njëherazi, ju inkurajojmë që të përcillen lajmet zyrtare dhe informatat e fundit në lidhje me gjendjen aktuale, që vijnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
13.03.2020
Qarkore informative e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike dhe masat për zbatimin e rekomandimeve të Komitetit për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse në Kosovë, ka nxjerrë një qarkore informuese që i drejtohet institucioneve shëndetësore publike dhe private.
Shënim: Ky komunikim me udhëzimet e bashkangjitura do të azhurohen rregullisht në përputhje me situatën evoluuse epidemiologjike dhe vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Për më tepër kliko linkun e mëposhtëm:
https://osk-ks.org/wp-content/uploads/2020/03/05-1380.pdf
15.03.2020
KOMUNIKATË PËR ANËTARËT E ODËS SË STOMATOLOGËVE TË KOSOVËS
Të nderuar anëtarë të Odës,
Oda e Stomatologëve të Kosovës rekomandon profesionistët shëndetësor të sistemit publik dhe privat të kujdesit dentar që përveç:
Udhëzimeve të dhëna nga Qeveria e Republikës së Kosovës lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me Koronavirusin, të ndërmarra me 11 Mars 2020;
Qarkores për Informim të Institucioneve Shëndetësore Publike dhe Private në Republikën e Kosovës Nr.04.2020;
zbatimit të rekomandimeve të Komitetit për Monitorimin e Sëmundjeve ngjitëse në Kosovë,
të ndjekin edhe këto rekomandime, të konsultuara me Odën e Stomatologëve të Kroacisë dhe Odën e Stomatologëve të Maqedonisë:
- Oda e Stomatologëve të Kosovës është e mendimit se sistemi i kujdesit shëndetësor dentar duhet të vazhdojë të funksionojë, pacientët duhet të jenë në gjendje të marrin trajtim stomatologjik vetëm në të gjitha rastet urgjente, me aplikimin e masave paraprake mbrojtëse dhe respektimin e udhëzimeve të institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës.
- Oda e Stomatologëve të Kosovës rekomandon përdorimin e maskave të certifikuara FFP2.
- Oda e Stomatologëve të Kosovës rekomandon eliminimin e detyrueshëm të pritjes së pacientëve në hapësira apo dhoma të pritjes të institucioneve përkatëse shëndetësore, me domosdoshmërinë e planifikimit në mënyrë që të ketë vetëm një pacient në dhomën e pritjes.
- Të gjithë profesionistët e kujdesit dentar t’i kushtojnë vëmendje detyrimit të bartjes së veshjeve mbrojtëse, përdorimit të dorëzave, syzeve, dezinfektimit të rregullt të tyre, hapësirave dhe pajisjeve me metoda konvencionale, dhe preferohet të dezinfektohen pas secilit pacient.
- Laboratorët dentarë duhet të zbatojnë masa shtesë dezinfektimi për materialin e dërguar nga ordinancat stomatologjike.
- Për pacientët që vijnë nga zonat e krizës, si dhe për grupet e rrezikut që i nënshtrohen komplikimeve nga infeksionet (të moshuar, të sëmurë dhe imunodeficientë), t’ju shtyhet intervenimi i tyre, përveç në rastet kur kanë nevojë urgjente.
- Në situata specifike të gjendjeve akute të pacientit me një nivel të lartë dhimbjeje, dhe që tregon edhe shenja epidemiologjike pozitive, pacientit i jipet terapia simptomatike në eliminimin e dhimbjes dhe menjëherë thirret institucioni kompetent në nr. 038 200 80 800.Oda e Stomatologëve të Kosovës tregon edhe për mundësinë në thirrjen e “ndërgjegjës së lire”. Nëse një stomatolog vlerëson se shëndeti i tij / saj është në rrezik kur merr historinë e tij / saj mjekësore, ai / ajo ka të drejtë të refuzojë ofrimin e shërbimit stomatologjik nëse me këtë nuk shkakton pasoja të përhershme shëndetësore ose të rrezikon jetën e pacientit.
Oda e Stomatologëve të Kosovës rekomandon marrjen e para-anamnezës së pacientit nëpërmjet telefonit me rastin e lajmërimit për termin. Stomatologu apo asistenti dentar, i cili merr para-anamnezën, është i detyruar të marrë nga pacienti të gjitha informacionet e nevojshme (marrja e detyrueshme e elementeve epidemiologjike me fokus në pyetjet që lidhen me udhëtimet në zonat e krizës, historinë e familjes, kontaktet e mundshme me popullatën nga zonat e krizës, etj.). Të gjitha të dhënat e marra duhet të regjistrohen me shkrim në regjistrin mjekësor të pacientit, duke treguar datën dhe orën e regjistrimit të të dhënave. Nëse përgjigjja për ndonjë nga pyetjet e pacientit është pozitive, ne rekomandojmë të shtyni ardhjen e pacientit në ordinancë, përveç në rastin e rrezikimit të shëndetit ose jetës së pacientit.
SHËNIM: Ky komunikim me rekomandimet e bashkangjitura do të azhurnohet rregullisht në përputhje me situatën evoluuese epidemiologjike.
Prishtinë, 15.03.2020 Këshilli Drejtues i OSK-së
16.03.2020
KOMUNIKATË E ODËS SË STOMATOLOGËVE TË KOSOVËS
Të nderuar kolegë stomatologë të sektorit privat,
Me rastin e gjendjes së re të krijuar në vendin tonë me COVID-19, pas konfirmimit të rasteve të reja, në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës dhe të mbrojtjes së profesionistëve shëndetësorë të kujdesit dentar në sektorin privat,
Oda e Stomatologëve të Kosovës i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë që ordinancat private stomatologjike të mbyllen përkohësisht deri në marrjen e një vendimi tjetër.
SHËNIM: Ky komunikim me këtë rekomandim të bashkangjitur do të azhurnohet rregullisht në përputhje me situatën evoluuese epidemiologjike.
Prishtinë, 16.03.2020
Këshilli Drejtues i OSK-së
16.03.2020
Qarkore informative lidhur me funksionimin e OSK-së
Për më tepër gjeni dokumentin në linkun e mëposhtëm:
https://osk-ks.org/wp-content/uploads/2020/03/05-.pdf
16.03.2020
OSK i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim me pajisje dhe material mbrojtës për të gjitha nivelet e institucioneve publike shëndetësore
Të nderuar,
Oda e Stomatologëve të Kosovës është thellësisht e brengosur për shëndetin dhe mirëqenien e popullatës tonë dhe të profesionistëve shëndetësorë të kujdesit dentar pas paraqitjes së COVID-19 në vendin tonë.
Duke pasur parasysh faktin që institucionet e sektorit publik kanë mungesë të pajisjeve dhe materialit mbrojtës adekuat, dhe shqetësimin e përgjithshëm të personelit të kujdesit shëndetësor dentar, Oda e Stomatologëve të Kosovës i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që, për trajtimin e vetëm rasteve urgjente, ta bëjë furnizimin urgjent në sektorin stomatologjik, të të gjitha niveleve të institucioneve shëndetësore publike me pajisje dhe material mbrojtës, si vijon:
OSK i sygjeron të gjithë profesionistëve të kujdesit shëndetësor dentar që t’i përmbahen rekomandimeve të OSK-së të publiku
- Veshje mbrojtëse për tërë trupin në madhësi të ndryshme për një përdorim
- Maska mbrojtëse FFP2
- Syza mbrojtëse
- Mburojë për fytyrë
- Dezificientë për duar, instrumente, dysheme
OSK i sygjeron të gjithë profesionistëve të kujdesit shëndetësor dentar që t’i përmbahen rekomandimeve të OSK-së të publikuara në komunikatat e mëparshme lidhur me masat mbrojtwse kundër përhapjes së COVID-19.
OSK-ja është e përkushtuar të sigurojë informacionet e fundit për profesionistët shëndetësor të kujdesit dentar në kohë të duhur dhe do të azhurnojë rekomandimet e nevojshme.
20.03.2020
Të nderuar anëtarë të OSK-së,
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që rregullon punën nëpër institucionet publike dhe private, duke përfshirë edhe kujdesin shëndetësor stomatologjik.
Për më shumë, vendimin mund ta gjeni më poshtë:
https://osk-ks.org/…/upl…/2020/03/MSH-vendim-20-Mars-2020.jpg
01.04.2020
Informata nga FDI lidhur me mbrojtjen nga COVID-19 të botuara në revistën Journal of Dental Research
Revista “Journal of Dental Research”, në bashkëpronësi të Shoqatës Ndërkombëtare të Kërkimeve Stomatologjike (IADR) dhe Shoqatës Amerikane të Kërkimeve Stomatologjike (AADR), ka botuar një punim nga studiuesit në Shkollën Universitare dhe Spitalin e Stomatologjisë në Wuhan me një numër rekomandimesh për stomatologët dhe studentët e stomatologjisë, nën dritën e sëmundjes koronavirus (COVID-19) që u raportua për herë të parë në Wuhan, Kinë. Virusi që shkakton COVID-19 është identifikuar si sindromë e rëndë akute respiratore koronavirus 2 (SARS-CoV2). “Për praktikat dentare dhe spitalet në vende / rajone që preken (potencialisht) me COVID-19, protokollet e rrepta dhe efektive të kontrollit të infeksionit janë urgjentisht të nevojshme,” thanë Prof. Zhuan BIAN dhe bashkautorë. “Stomatologët duhet të marrin masa të rrepta të mbrojtjes personale dhe të shmangin ose minimizojnë veprimet që mund të prodhojnë pikëza ose aerosole.
Publikimin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://journals.sagepub.com/d…/pdf/10.1177/0022034520914246
09.04.2020
Propozim për përfshirjen e ambulancave stomatologjike private në planin operacional për pakon fiskale emergjente
Nëpërmjet postës elektronike me dt.07.04.2020 jemi drejtuar Z. Besnik Bislimi – Ministër i MFT, Znj. Rozeta Hajdari – Ministre e MEPTINIS dhe Dr. Arben Vitia – Ministër i MSH, për përfshirjen e ambulancave stomatologjike private në planin operacional për pakon fiskale emergjente.
Teksti i plotë:
Të nderuar ministra,
Oda Stomatologëve të Kosovës (OSK) është organizatë e pavarur e cila mbron dhe prezanton interesat profesionale të anëtarëve të saj, siguron standardet e larta të kodit të etikës dhe deontologjisë mjekësore, promovon dhe mbron veprimtarinë e profesionistëve shëndetësor në institucionet shëndetësore publike dhe private, siguron edukimin e vazhdueshëm profesional me qëllim të ofrimit sa më cilësor të shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve tjera që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor.
Bazuar në kompetencat ligjore të të përcaktuara në Nenin 10, paragrafi 1.1 dhe 1.11 të Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor (Nr.04/L-150), OSK detyrë kryesore ka përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave profesionale të anëtarëve të Odës në ushtrimin e profesionit, dhe përfaqësimi i interesave profesionale dhe sociale të profesionistëve shëndetësor dhe bashkёpunёtorёve tjerë.
OSK, vlerëson pozitivisht vendimin e Qeverisë për vendosje të masave të ndërmarra me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik nga Pandemia me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë në vendimin e marrë me nr.21/III/ 2020 të datës 20/03/2020 në pikat I dhe III ka urdhëruar mbylljen e të gjitha ambulancave stomatologjike.
Masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës drejtëpërdrejti janë reflektuar në sektorin privat stomatologjik, duke ndërprerë aktivitetin e këtij sektori dhe duke i sjellur në pamundësi për të kryer kompenzimin e obligimeve dhe pagesave të pagave ndaj të punësuarve.
Duke analizuar vendimin e Ministrit te Financave dhe Transfereve (https://mf.rks-gov.net/…/CF860B38-765C-41B3-87D0-6E38AD3715…) mbi miratimin e planit operacional per pakon fiskale emergjente, ne vërejmë se ne shtojcën A nuk eshte perfshire veprimtaria e stomatologëve (e perfshirë në ARBK me NACE Rev. 2 me kodin 86.23) përkundër ndalesës së veprimtarisë që kanë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë (https://osk-ks.org/…/upl…/2020/03/MSH-vendim-20-Mars-2020.jpg).
Andaj në emër të anëtarëve të OSK-së kërkojmë urgjentisht të ndërmerret veprime për plotësim ndryshimin e vendimit të ministrit të MFT mbi miratimin e planit operacional në të cilin do të përfshihej edhe veprimtaria e stomatolgëve dhe të parashihen në plan operacion disa nga veprimet e listuara si më poshtë:
Të sigurohen pagat nga Qeveria për ambulancat stomatologjike në sektorin privat, për të gjitha bizneset, të cilave Ministria e Shëndetësisë me vendimin numër nr.21/III/ 2020 të datës 20/03/2020 ua ka ndërprerë veprimtarinë.
Qeveria e Republikës së Kosovës të kompensojë shpenzimet e qirasë së objekteve të ambulancave stomatologjike private të cilat janë mbyllur me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Të paguhet nga Qeveria e Republikës së Kosovës tatimi në fitim, për kuartalin e parë (TM1) dhe obligimet tjera tatimore për sektorin privat, derisa të ndryshohet vendimi i Qeverise së Republikës së Kosovës për të filluar puna normale.
Të zgjatet me automatizëm afati i licencave të operimit, për të gjitha licencat të cilave u ka skaduar afati, deri në marrjen e ndonji vendimi tjetër.
Oda Stomatologëve të Kosovës të Kosovës mbetet e zotuar dhe shpreh gadishmërinë që të ofrojë përkrahjen e pa rezervë për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe për të ofruar ekspertizën e duhur profesionale për tejkalimin e kësaj krize.
Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës,
Prof. Dr. Blerim Kamberi
15.04.2020
N j o f t i m
Të nderuar,
Me qëllim të sqarimit të konfuzitetit të krijuar nga publikimi i listës për veprimtaritë e lejuara nga MEPTINIS në disa portale vendore, Oda e Stomatologëve të Kosovës në koordinimin me Ministrinë e Shëndetësisë ju njofton se:
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë nr. 21/III/2020 i datës 20/03/2020 për ndalimin e punës së instutucioneve shëndetësore private është në fuqi dhe nuk ka ndryshuar.
Prandaj, hapja e instucioneve private shëndetësore (ordinancave stomatologjike) përbën shkelje të vendimit të Minsitrisë së Shëndetësisë dhe dënohet sipas legjislacionit aktual.
Për çfardo ndryshimi rreth ndryshimit të këtij njoftimi, Oda e Stomatologëve të Kosovës është në koordinim me kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë dhe do të ju mbajë të informuar.
16.04.2020
N J O F T I M
Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional i Odës së Stomatologëve të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 16.04.2020 përmes platformës online, pas vlerësimit të dokumentacionit të pranuar nga Kompania Dentsply Sirona për akreditimin e Webinar/ligjëratës ‘’Pse 3D cbct’’ dhe ‘’Navigimi Vëllimor Radiologjik në Stomatologji’’ , që do të mbahet me datë: 20 Prill 2020 dhe 29 Prill 2020, e akrediton eventin në fjalë si vijon:
Pjesëmarrja aktive 4 pikë
Pjesëmarrja pasive 2 pikë
Për më shumë informata, kontaktoni me organizatorët e këtij webinari.
Emaili kontaktues: info@primadent-ks.com
28.04.2020
Mirënjohje dhe falenderim për kolegët tanë të sistemit publik
Të nderuar anëtarë të Odës së Stomatologëve të Kosovës,
Një falenderim të veçantë për profesionistët e stomatologjisë të sistemit publik të vendit tonë, që sot janë në krye të detyrës duke ju shërbyer me profesionalizëm dhe vetmohim të gjithë pacientëve që kanë nevojë në këto ditë të vështira të pandemisë për shërbimet e urgjencave stomatologjike.
Unë jam shumë krenar që ju shërbej juve dhe gjithë komunitetit tonë, ndaj u detyrohem një borxh mirënjohje dhe falenderimi.
KRYETARI I ODËS
Prof.Dr. Blerim Kamberi
29.04.2020
Komunikatë për ordinancat private stomatologjike
Të nderuar anëtarë të Odës,
Sic jeni në dijeni, Ministria e Shëndetësisë me vendimin nr. 21/III/2020 të datës 20/03/2020 ka ndaluar ushtrimin e veprimtarisë stomatologjike në sektorin privat.
Duke qenë të vetëdijëshëm dhe koshientë se një ndalesë e tillë ka sjell vështirësi ekonomike-financiare në kuadër të komunitetit tonë, duke pasur parasysh përmirësimin e vazhdueshëm të situatës nga pandemia COVID 19,
Kuvendi i Odës së Stomatologëve të Kosovës, i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë që në kuadër të rishikimit të masave për parandalimine pandemisë, të nxjerr vendim mbi lejimin e ushtrimit të veprimtarisë së stomatologëve në sektorin privat, duke filluar nga data 18 maj 2020.
Duke qenë se trajtimet dentare krijojnë kushte që favorizojnë në mënyrë të veçantë transmetimin, kjo kërkon respektimin e protokoleve të kontrollit të infeksioneve ekzituese dhe të reja për të mbrojtur pacientët, anëtarët e stafit dhe vetë stomatologët. Oda do të nxjerr rekomandimet plotësuese në kordinim me Ministrinë e Shëndetësisë të cilat profesionistët e stomatologjisë duhet ndjekur me rastin e rifillimit të punës në ordinancat private stomatologjike.
OSK në vazhdimësi do të ju mbajë të informuar për të gjitha informatat e pranuara nga Ministria e Shëndetësisë.
30.04.2020
Të nderuar anëtarë,
Pas lehtësimit të masave të parapara për parandalimin e pandemisë COVID 19, të paralajmëruar nga Ministrisa e Shëndetësisë me qëllim të përmbushjes së nevojave të anëtarëve tanë, ju njoftojmë se OSK do të filloj punën me palë edhe në zyrë.
Puna me palë deri në një njoftim tjetër do të zhvillohet gjatë ditëve:
E Hënë dhe e Premte sipas orarit 09:00 – 14:00. Kurse gjatë ditve të tjera do të vazhdohet me shërbimet elektronike online.
Me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, kërkojmë mirëkuptimin nga anëtarët tanë që në zyrë të respektohen masat e domosdoshme të sigurisë:
- Pajisja me maska dhe dorëza
- Respektimi i distancës sociale
Me këtë rast lusim anëtarët tonë, që në këtë periudhë të kërkohen vetëm shërbimet e domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë, dhe çfarëdo shërbimi që mund të bëhet në mënyre elektronike të shfrytëzohet kjo mundësi në mënyrë që të shmanget grumbullimi në zyrë.
Ky orar i punës do të ndryshohet varësisht nga situata pandemike në Kosovë dhe vendimet e Qeverise/Ministrise se Shendetesise.
03.05.2020
Kur dhe çfarë maskë për hundën, gojën, mjekrën dhe fytyrën, përdoret për të luftuar përhapjen e infeksionit të koronavirusit
Ky dokument jep opinonin e Qendrës europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve infektive (ECDC) për përshtatshmërinë e maskave të fytyrës dhe mbulesave të tjera të fytyrës në komunitet nga individë të cilët nuk janë të sëmurë me qëllim të zvogëlimit të transmetimit të mundshëm para-simptomatik ose asimptomatik të COVID-19 nga mbajtësi i maskës tek të tjerët.
Maskë mjekësore për fytyrën, e njohur edhe si maskë kirurgjikale, mbulon gojën, hundën dhe mjekrën, dhe krijon një pengesë midis stafit të kujdesit shëndetësor dhe pacientit.
Maskë e përgjithshme, jo mjekësore, për fytyrën. Këto maska komerciale mbulojnë fytyrën dhe janë bërë nga një larmi materialesh, pëlhurash, tekstile ose materiale të tjera, siç është letra. Ato nuk janë të standardizuara, ato nuk janë të destinuara për profesionistët e kujdesit shëndetësor ose për përdorim në hapësirat mjekësore.
Maskë respiratore ose maskë filtruese (FFP), të dizajnuara për të mbrojtur përdoruesin nga ekspozimi ndaj grimcave (ngjitëse dhe të dëmshme) që notojnë në ajrin e ambientit, klasifikohet si PPE. Ky lloj I maskës përdoret nga profesionistë të kujdesit shëndetësor, veçanërisht gjatë procesit të gjenerimit të aerosolit (një shtresë ajri e mbushur me grimca të vogla të shpërndara me origjinë të ndryshme).
Publikimin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://osk-ks.org/…/05/COVID-19-use-face-masks-community.pdf
07.05.2020
N j o f t i m
Të nderuar anëtarë të Odës së Stomatologëve të Kosovës,
Si pjesë e masave për fillimin e aktiviteteve ekonomike, Ministria e Shëndetësisë, me dt.30 prill 2020, miratoi një Plan për të lehtësuar masat e marra gjatë epidemisë të shkaktuara nga përhapja e sëmundjes me koronavirus COVID-19. Më 18 maj, kur fillohet me fazën e dytë të masave, ordinancat private stomatologjike do të jenë në gjendje të operojnë, me respektimin e detyrueshëm të masave specifike epidemiologjike.
Në interes të shëndetit dhe sigurisë së pacientëve dhe personelit të stomatologjisë në kohën e pandemisë Covid-19, Këshilli Drejtues i OSK-së,
Rekomandon që në sistemin e kujdesit stomatologjik publik dhe privat, të ofrohen vetëm shërbimet emergjente/urgjente stomatologjike, ndërsa shërbimet tjera stomatologjike të shtyhen për disa javë të ardhshme, deri në njoftimin e ardhshëm.
OSK ka përditësuar rekomandimet të cilat profesionistët e stomatologjisë duhet ndjekur me rastin e rifillimit të punës në ordinancat private stomatologjike.
- Udhëzimet praktike për profesionalistët e stomatologjisë në sektorin privat kundër Covid-19.
- Shërbimet e lejuara stomatologjike në sektorin publik dhe privat gjatë pandemisë Covid-19.
- Formular i pëlqimit për trajtimin e emergjencave/urgjencave stomatologjike
Vazhdimi i punës në sistemin stomatologjik publik të bazohet në udhëzimet e deritanishme dhe ato të përditësuara konform rrethanave ekzistuese të institucioneve shëndetesore publike.
Për më tepër klikoni linqet e mëposhtme:
https://osk-ks.org/…/Rekomandimet-e-OSK-per-ordinancat-priva…
https://osk-ks.org/…/SH%C3%8BRBIMET-E-LEJUARA-STOMATOLOGJIKE…
https://osk-ks.org/…/05/COVID-19-FORMULAR-I-P%C3%8BLQIMIT.pdf