Projektimi dhe ndërtimi i Obelsikut
Odat e profesionistëve shëndetësor pas ndarjes së lokacionit në afërsi të QKUK-së nga ana e Komunës së Prishtinës për vendosjen e obeliskut në shenjë mirënjohje për profesionistët shëndetësorë dhe në shenjë nderimi të atyre që kanë ndërruar jetë nga virusi COVID-19, kanë marrë vendim për hapjen e konkursit publik lidhur me projektimin e detajizuar të Obeliskut. Financimi i projektimit dhe ndërtimit të Obeliskut do të bëhet nga pesë odat e profesionistëve shëndetësor me participim financiar proporcional sipas numrit të përgjithshëm të anëtarësisë së secilës Odë, si dhe mbetet e hapur mundësia e pranimit të donacioneve nga persona fizik e juridik.