Specializantët e rinj me vetëfinancim, nga tani do të mbështeten me paga nëpërmjet fondit për subvencione nga MSH
Të nderuar/a anëtarë/e, gjatë javës së kaluar zhvilluam takim të përbashkët me një grup të specializantëve me të cilin u dakorduam dhe bashkrenduam kërkesat e tyre. Kryetari i OSK-së i është drejtuar Ministrit të Shëndetësisë Z. Zemaj me kërkesë për mbështetje financiare të specializantëve të rinj të stomatologjisë nga programi i subvencioneve, pas së cilave tashmë edhe publikisht Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është vendosur që të gjithë specializantët në vetëfinancim të paguhen nëpërmjet fondit për subvencione.
OSK shfrytëzon rastin të falenderojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrin Zemaj për reflektimin e treguar, duke e konsideruar këtë veprim si motiv shtesë dhe stimulim për të gjithë stomatologët në proces të shkollimit specialistik dhe përfitimit të shkathësive të tyre profesionale
OSK inkurajon anëtarët e saj për korrektësi dhe ndershmëri në përmbushjen e misionit dhe detyrave të tyre profesionale gjatë specializimit.