Takimi i Kryetarit të OSK-së me Drejtorin e Bibliotekës Qendrore Universitare

Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës Prof. Dr. Blerim Kamberi zhvilloi një takim me Drejtorin e Bibliotekës Qendrore Universitare, Ma.sc. Esat Kelmendi, ku u diskutua mundësia e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Ky bashkëpunim ndër të tjerash përfshin Revistën e Stomatologëve të Kosovës, e cila do të jetë e disponueshme si në format elektronike, ashtu edhe në atë të shtypur.
Me këtë rast, kryetari i OSK-së i dhuroi drejtorit të bibliotekës gjashtë numrat e botimit të revistës, duke kontribuar në pasurimin e fondit të literaturës shkencore për studentët dhe profesionistët e fushës së stomatologjisë. Ky hap synon të forcojë qasjen në informacionin profesional dhe të mbështesë zhvillimin akademik dhe shkencor në këtë fushë.