Takimi me ekspert ligjor të projektit “Mbështetje për njohjen e kualifikimeve profesionale”

Dje, me datë 28 maj 2024 Kryetari i OSK-së Prof. Dr. Blerim Kamberi priti në takim ekspertët ligjor nga Zyra e BE në kuadër të projektit “Mbështetje për njohjen e kualifikimeve profesionale”, i financuar nga BE.

Qëllimi i këtij projekti është harmonizimi i njohjes së ndërsjellë të kualifikimeve profesionale me Acquis të BE-së. Acquis është organ i të drejtave dhe detyrimeve të përbashkëta që është i detyrueshëm për të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

Përafrimi i legjislacionit kombëtar në Kosovë duke përfshirë strukturën institucionale me Acquis të BE-së për njohjen e kualifikimeve profesionale, do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të ushtrojnë profesionin e tyre në një shtet tjetër anëtar të BE-së, e me këtë edhe profesionin e stomatologut, pas anëtarësimit të Kosovës në BE.
Për më tepër, direktivat e BE-së për njohjen e kualifikimeve profesionale janë bazë e procesit të Berlinit, i cili do të mundësojë lëvizjen e lirë të profesionistëve në vendet e Ballkanit Perëndimor.