Njoftim
Kryetari i OSK-së, ripërsëriti kërkesën e komunitetit tonë për plotësim ndryshimin e UA nr 2/2023 për kushtet dhe procedurat për ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore në istitucionet private
Gjatë komunikimit të drejtpërdrejtë me Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Vitia, Kryetari i OSK-së ka përsëritur kërkesën e anëtarëve të OSK-së mbi domosdoshmërine e plotësim ndryshimit të këtij Udhëzimi Administrativ i cili në formën si është aktualisht, do të vështirësojë dhe pamundësojë ushtrimin e veprimtarisë stomatologjike në sektorin privat.
Me këtë rast, Kryetari i ka dorëzuar edhe opinionin e OSK-së mbi dispozitat taksative të cilat duhet të ndryshohen në këtë Udhëzim Administrativ.
Ministri Vita, ka shprehur gadishmërinë e tij të plotë për fillimin e punës së grupit punues për plotësim ndryshimin e këtij udhëzimi, duke pasë për bazë adresimin dhe zgjidhjen e shqetësimeve të paraqitura nga OSK, si përfaqësues ligjore e komunitetit stomatologjik në Republikën e Kosovës. Oda e Stomatologëve të Kosovës, shpreh edhe njëherë gadishmërinë e saj të plotë për ofrimin e ndihmës profesionale drejtë zgjidhjes së kësaj situate.