Takimi me koordinatorët për EVP
Dje, me dt. 15 shtator 2022, Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës, Prof. Dr. Blerim Kamberi, priti në takim koordinatorët për EVP-së të shtatë rajoneve të Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Gjakovë.
Kryetari i njoftoi të pranishmit mbi ecurin e realizimit të ciklit të parë të programit të ligjëratave në kuadër të EVP-së që OSK ka organizuar dhe njëherit ata i përgëzoi për punën dhe organizimin e programit, me ç’rast atyre i’u shpërndanë certifikatat për pjesëmarrësit për ciklin e parë të ligjëratave.
Në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e ngritjes së numrit të përgjithshëm të pikëve kredituese për tubimet profesionale rajonale të stomatologjisë të organizuara nga OSK-së, në 8 pikë për pjesëmarrje aktive dhe 5 pikë për pjesëmarrje pasive. Kryetari u zotua se këtë propozim do ta mbështes edhe në Këshillin Drejtues dhe në Kuvend.