U mbajt punëtoria për draftimin e Kodit Etik dhe deontologjisë stomatologjike
OSK ka organizuar punëtorinë tre ditore (04-06 Tetor 2024) për draftimin e Kodit Etik të ri.
Ky Kod do të ketë rëndësi të madhe sepse siguron udhëzime profesionale për komunitetin tonë për të vepruar me integritet, duke ndihmuar në shmangien e konflikteve etike dhe sigurimin e standardeve të larta të kujdesit stomatologjik. Krahas kësaj Kodi do të ndihmon në garantimin e kujdesit të drejtë dhe të barabartë të pacientit duke përforcuar të drejtat e tij për informacion dhe privatësi.
Ky Kod së shpejti do të del në konsultim publik, për përfshirjen e grupeve të interesit për të dhënë kontributin e tyre në sigurimin e një dokumenti gjithëpërfshirës, të qëndrueshëm dhe praktik.