Formohet Këshilli Readaktues i revistës stomatologjike

Duke pasur parasysh mungesën e kahershme të një reviste stomatologjike, Oda e Stomatologëve të Kosovës ka filluar procedurat për inicimin e nxjerrjes së revistës stomatologjike e cila do të ketë karakter profesional dhe informues.

Këshilli Drejtues i OSK-së në mbledhjen e mbajtur me 22.06.2021 ka emëruar Këshillin Redaktues të revistës stomatologjike në përbërje:

  1. Kastriot Meqa – Kryeradaktor
  2. Miranda Stavileci-Veliu- Anëtare
  3. Linda Dula – Anëtare
  4. Migjen Demjaha – Anëtar
  5. Fisnik Mekaj- Anëtar

Këshilli Redaktues, ka diskrecion të plotë për përcaktimin e të gjitha kushteve dhe kritereve për botim si dhe përzgjedhjen e botimeve profeisonale stomatologjike.