Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës Prof.Dr. Blerim Kamberi u prit nga zv. Ministri i Shëndetësisë Dr. Luan Gola

Në këtë takim Kryetari i OSK-së shprehu përgëzimet Dr.Gola për emërimin e tij si zv.Ministër të Shëndetësisë.

Gjatë takimit Kryetari i OSK-së adresoi shqetësimet e ndryshme të cilat i ka pranuar dhe janë brengë e anëtarëve të OSK-së. Tema kyqe të cilat u shqyrtuan në takim ishin shqetësimet dhe diskriminimi i stomatologëve në shtesat e pagave të përfituara me pakon fiskale emergjente.

Po ashtu gjatë këtij takimi u trajtuan edhe problematikat e ndryshme, si plotësimi i UA 8/2017 në të cilin duhet të parashihet si staf në kuadër të nivelit parësorë edhe specialistët e stomatologjisë,  bartja e kompetencave të përcaktuara në Ligjin për Shëndetësi dhe Odat e Profesionistëve Shëndetësorë në Odat e Profesionistëve Shëndetësor me theks të veçantë të kompetencat në fushën e edukimit specialistik dhe atë të licencimit,  angazhimi i numrit të vogël të stomatologëve në sektorin publik dhe problematika tjera.

Dr. Gola në emër të Ministrisë së Shëndetësisë falenderojë Odën e Stomatologëve të Kosovës për gjithë angazhimin e saj veçmas për kontributin e saj gjatë pandemisë COVID 19, duke premtuar se çështjet e ngritura nga ana e Kryetarit të OSK-së do të adresohen shumë shpejtë dhe do të gjindet një zgjidhje e përbashkët drejt implementimit të tyre.

Që të dy bashkëbiseduasit i shprehën gadishmërinë njëri tjetrit për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe këshillim profesional rreth çështjeve nga sektori i stomatologjisë.