Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet OSK-së dhe SHSRK-së

Sot, me dt. 02.02.2021, Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës Prof. Dr. Blerim Kamberi dhe Kryetarja e Shoqatës së Stomatologëve të Republikës së Kosovës Dr. Sc.Donika Bajrami kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit, ku ndër tjerash ata shprehën vullnetin dhe mirëkuptimin e tyre për bashkëpunimin reciprok në fushën e shkëmbimit të informacioneve, përvojave dhe organizimit të përbashkët të aktiviteteve profesionale e shkencore, si ligjërata, kongrese/konferenca, tubime shkencore, seminare, simpoziume, trajnime dhe forma tjera, me qëllim të mbështetjes së procesit të ngritjes dhe avancimit profesional të stomatologëve në nivel vendi.