ODA E STOMATOLOGËVE TË KOSOVËS DHE INSTITUTI PËR HULUMTIME DHE TRAJNIME NË SHKENCAT MJEKËSORE “REZONANCA” NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHËPUNIMI

Sot, me datë 24.02.2021 në ambientet e Kolegjit “Rezonanca” Kryetari i OSK-së Prof.Dr. Blerim Kamberi dhe Kryesuesi i Institutit për hulumtime dhe trajnime në shkencat mjekësore “Rezonanca” Prof.Asc. Eqrem Gara nënshkruan një marrëveshje të bashkëpunimit, me ç’rast palët shprehën vullnetin dhe mirëkuptimin e tyre për bashkëpunimin në fushën e e hulumtimeve shkencore në mjekësinë dentare, promovimin e shëndetit oral, konsulencave profesionale, trajnimeve dhe edukimit të vazhdueshëm profesional (EVP).