Qarkore informative lidhur mbi detyrimin e përdorimit të faksimilave dhe formatit unik të miratuar nga OSK-ja

Të nderuar anëtarë/e të OSK-së,

Përmes kësaj shkrese, ju njoftojmë se OSK ka zhvilluar procedurat e tenderimit për dhënie të kontratës për furnizim për punimin/ prodhimin e autorizuar të faksimilave sipas formës së miratuar dhe përmbajtjes është përcaktuar me Rregullore për Regjistrim, Licencim dhe Rilicencim të Stomatologëve. Prandaj, të gjithë stomatolgët që ofrojnë shërbime shëndetësore-stomatologjike dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, do të jenë të obliguar që të pajisen me faksimilet unike të prodhuara nën autoritetin e OSK-së. Afati kohor për tu pajisur me faksimil do të jetë  brenda periudhës  prill – qershor 2021, ndërsa pas datës 1 Korrik 2021, të gjithë stomatolgët që posedojnë licencë valide do të jenë të obliguar që të jenë të pajisur me faksimilin zyrtar të lëshuar nga OSK-ja.

Prandaj, OSK kërkon mirëkuptimin nga ana e juaj, për të respektuar afatin kohor të pajisjes me faksimil të lëshuar nga OSK-ja.

 Për dijeninë Tuaj, OSK-ja përmes qarkores së veçantë, ditë më parë i ka njoftuar të gjitha organet e zbatimit të ligjit, përfshirë këtu Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, Policinë e Kosovës, Byron e Kompanive të Sigurimeve dhe të gjitha institucionet të tjera  relevante, se pas 1 korrikut 2021, asnjë dokument apo raport mjekësor/stomatologjik i cili lëshohet nën autorësinë e stomatologut gjegjës pa faksimil të lëshuar nga OSK-ja do të konsiderohet si i pavlefshëm.

Për procedurën e aplikimit pë tu pajisur me faksimil do të jeni të informuar me kohë.