Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi ndërmjet OSK dhe OIK
Me datë 22.05.2019 është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Odës së Stomatologëve të Kosovës dhe Odës së Infermierëve të Kosovës.
Palët shprehin vullnetin dhe mirëkuptimin për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe të domosdoshëm për rritjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të përformancës profesionale të infermiereve dhe teknikëve dentar nëpërmjet formave të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional.
Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje Kryetari i OSK-së Prof Dr.Blerim Kamberi potencoi se OSK merr përsipër organizimin e formave të ndryshme të EVP për infermieret dhe teknikët dentar me qëllim që ata të mësojnë dhe të përditësohen me teknikat më të fundit për trajtimet dhe medikamentet e reja në stomatologji.