Njoftim për rifillimin e punës në ordinancat private stomatologjike
Të nderuar anëtarë të Odës së Stomatologëve të Kosovës,
Oda e Stomatologëve të Kosovës, në kordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka finalizuar “Rekomandimet për profesionistët e stomatologjisë në sektorin privat gjatë pandemisë me COVID-19”, me rastin e rifillimit të punës në ordinancat private stomatologjike.
Në interes të shëndetit dhe sigurisë së pacientëve dhe personelit të stomatologjisë në kohën e pandemisë Covid-19, Institucionet përkatëse rekomandojnë që në sistemin e kujdesit stomatologjik publik dhe privat, të ofrohen vetëm shërbimet emergjente/urgjente stomatologjike, ndërsa shërbimet tjera stomatologjike të shtyhen për disa javë të ardhshme, deri në njoftimin e ardhshëm.
Dokumentet relevante për profesionistët e stomatologjisë me rastin e rifillimit të punës në ordinancat private stomatologjike gjatë pandemisë me COVID-19:
- Udhëzimet praktike për profesionalistët e stomatologjisë në sektorin privat kundër Covid-19.
- Shërbimet e lejuara stomatologjike në sektorin publik dhe privat gjatë pandemisë Covid-19.
- Formular i pëlqimit për trajtimin e emergjencave/urgjencave stomatologjike
JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA IKSHP, MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE ODA E STOMATOLOGËVE TË KOSOVËS !
JU LUTEMI PËR KUJDES! RUAJENI SHËNDETIN TUAJ DHE TË PACIENTIT!