Udhëzimet e fundit nga OBSH lidhur me ofrimin e shërbimeve themelore stomatologjike në kontekst të COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar udhëzime për konsideratat lidhur me ofrimin e shërbimeve themelore stomatologjike në kontekst të COVID-19, me qëllim që të adresojë nevojat dhe konsideratat e veçanta gjatë ofrimit të këtyre shërbimeve.

Këto udhëzime të përditësuara përmbajnë rregulla që rekomandohen për të parandaluar transmetimin dhe infektimin me virusin SARS-CoV-2 në ambientet ku ofrohen shërbime stomatologjike, selektimi dhe triazhimi i pacientëve (mundësisht virtual apo në largësi), ventilimi i hapësirave ku ofrohen shërbime stomatologjike, mbrojtja e personelit dhe pacientëve gjatë trajtimit, procedurat e pastrimit dhe dezinfektimit ndërmjet pacientëve, si dhe definimi i procedurave që prodhojnë aerosole.

 

Dokumentin e përditësuar të OBSH-së mund ta gjeni këtu.