Takim me Inspektoratin Shëndetësor
Gjatë ditës, kryetari i OSK-së Prof.Dr. Blerim Kamberi me bashkëpunëtorë, ka zhvilluar një takim pune me Zv. e Detyrës së Kryeinspektorit Shëndetësor Dr.Shaban Osmanaj, me ç’rast u diskutua për disa nga temat aktuale të sektorit të stomatologjisë me të cilat po ballafaqohet komuniteti ynë..
Bashkarisht u zotuam se bashkëpunimi i dy institucioneve tona do të jetë i ngushtë, dhe do t’i ofrojmë njëra tjetrës ekspertizat profesionale në trajtimin e këtyre problematikave.
Takimet e tilla do të jenë të rregullta me qëllim të intensifikim të aktiviteteve në funksion të zbatimit të drejtë të legjislacionit të veprimtarisë stomatologjike në Republikën e Kosovës.
OSK falenderon Dr. Osmanaj për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim të plotë.