Njoftim

Oda e Stomatologëve të Kosovës sot, organizoi tryezën me temën “Gjendja në sektorin e stomatologjise : E tashmja dhe e ardhmja”

Fillimisht, kryetari i OSK -së Prof.Dr. Blerim Kamberi paraqiti një përmbledhje të gjendjes në sektorin e stomatologjisë, problemet dhe zgjidhjet e tyre.

Në tryezë ishin të pranishëm, delegacioni nga Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë, i kryesuar nga Presidenti Dr. Deda, Shefi i degës së stomatologjisë Prof.Ass.Dr. Dragidella, drejtori i QKSUK-së Dr. Meqa, si dhe përfaqësues të të gjitha niveleve të institucioneve shëndetësore publike, private, Inspektoriatit Shëndetësor, Shoqatës së Stomatologëve të Kosovës, Shoqatës për të drejtat e pacientëve e tj.

Theks të veçantë në këtë tryezë ju dha nevojës mbi hartimin e ligjit për shërbimin shëndetësor stomatologjik, i cili do të përcaktonte rregullat për organizimin dhe funksionimin e shërbimit shëndetësor stomatologjik në Republikën e Kosovës.

Në këtë tryezë, Kryetari i OSK-së dhe Presidenti i Urdhërit të Stomatologëve të Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, në të cilën ata u dakorduan që të inkurajojnë vizitat dhe takimet dypalëshe duke përfshirë ftesa për ngjarjet më të rëndësishme në fushën e stomatologjisë, të bashkëpunojnë për zbatimin e mbikëqyrjes profesionale si dhe në fusha të veçanta të mbrojtjes së interesave dhe reputacionit të ndërsjelltë,të bashkëpunojnë në fushën e publikimeve dhe promovimit të shëndetit oral dhe ështjet tjera me interes reciprok.