Ftesë për hapësirë reklamuese në Revistën e Stomatologëve të Kosovës
Revista e Stomatologëve të Kosovës (RSK) është revistë zyrtare e Odës së Stomatologëve të Kosovës, e themeluar nga Kuvendi i OSK-së.
RSK synon të informojë lexuesit për idetë, opinionet, zhvillimet dhe çështjet kryesore në stomatologji- që lidhen me kërkimet shkencore dhe praktikat klinike, për të ngjallur interes, debat dhe diskutim. Revista do të jetë në formën e printuar dhe formën elektronike.
Tarifat për hapësirat promovuese në faqet e RSK-së për vëllimin e parë dhe përparësi zgjedhjeje do t’i jepet ofertuesit i cili i pari përmbush detyrimet e përcaktuara si më poshtë:
1. Pjesa e brendshme e faqes së parë të (e plotë) kopertinës – 1000 €
2. Pjesa e brendshme e faqes së fundit (e plotë) të kopertinës – 800 €
3. Faqja e plotë brendshme e revistës – 500€
4. ½ e faqes së brendshme të revistës – 350€
5. ¼ e faqjes së brendshme të revistës – 200 €
Afati fundit për paraqitjen e kërkesës dhe përmbushjen e detyrimeve është 24 maj 2022.
Këshilli Redaktues gëzon të drejtën për refuzimin e kërkesës për hapsirë promovuese për shkak të përmbajtjes së saj.
Llogot e kompanive (nga kategoria 1. dhe 2.) do të vendosen edhe në Web-faqe të OSK-së për qasje direkte në webfaqe të kompanisë përkatëse, në kohëzgjatje 1 vit, respektivisht 6 muaj.
Për më shumë informata kontakto në: info@osk-c42eea.ingress-earth.ewp.live