KONKURS PËR PËRKRAHJE FINANCIARE TË PUNIMEVE SHKENCORE

Oda e Stomatologëve të Kosovës në vazhdën e aktiviteteve të saj, në lidhje me përkrahjen, zhvillimin e kapaciteteve shkencore vendore dhe me qëllim të stimulimit si dhe promovimit të shkencës të realizuar nga anëtarët e saj që janë vlerësuar dhe botuar në revistat prestigjioze kredibile me impakt ndërkombëtar, shpall konkurs për përkrahje financiare të punimeve shkencore.

Oda e Stomatologëve të Kosovës i bënë thirrje stomatologëve kosovar të konkurojnë për përfitimin e granteve shkencore për punimet e publikuara përgjatë vitit 2021. Pesë (5) punimet e përzgjedhura sipas kritereve të konkurit do të përfitojnë shumën në vlerë prej 500.00 € (euro).

Një kandidat ka të drejtë aplikimi me vetëm një punim.

Afati për konkurim është i hapur nga data: 16 maj 2022 deri 01 qershor 2022 në ora 14:00.

Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni konkursin për përkrahje financiare të punimeve shkencore për vitin 2021 dhe formularin për aplikim