Strategjia Globale e Shëndetit Oral u miratua nga Asambleja e 75-të e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)

Strategjia Globale e Shëndetit Oral u miratua nga Asambleja e 75-të e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)

Federata Botërore e Stomatologjië (FDI)i vlerëson strategjinë dhe i rekomandon OBSH-së se është e gatshme të mbështesë zhvillimin e një kornize të plan veprimit dhe monitorimit të saj deri në vitin 2023.

Është një moment shumë i rëndësishëm për komunitetin e Shëndetit Oral pas që në Asamblenë e 75-të (WHA75) të OBSH-së, shtetet anëtare zyrtarisht kanë miratuar Strategjinë Globale të Shëndetit Oral me 24 maj 2022.

Strategjia është rezultat i një procesi të gjatë të nisur në vitin 2020, që është udhëhequr nga shteti i Sri Lankës. Deklarata e nxjerrur dhe e mbështur nga 17 shtete të tjera anëtarë të Bordi Ekzekutiv të OBSH-së, thot:

“… ka nevojë urgjente për një angazhim më të madh politik ndërkombëtar për shëndetin oral dhe integrimin e tij në kujdesin parësor shëndetësor. Kujdesi për shëndetin oral nuk duhet të jetë pjesë e izoluar brenda fushës së kujdesit shëndetësor. Kjo duhet të integrohet qartë në programet e sëmundjeve jo të transmetueshme dhe në programet e përgjithshme shëndetësore”.

Versioni i miratuar përfshin në fakt shumë nga propozimet e bëra në përgjigjen e përbashkët të paraqitura nga 65 organizata të FDI. Për më tepër kliko këtu:

https://www.fdiworlddental.org/global-oral-health-strategy-approved-who-world-health-assembly