Njoftim për kandidim për anëtar të Kuvendit të OSK-së

Të nderuar anëtarë,

KQZ duke respektuar afatet e përcaktuara me Planin e Veprimit, fton të gjithë anëtarët e interesuar që shprehin vullnetin për të kandiduar për anëtar të Kuvendit të OSK-së.

Kushtet për aplikim:

  • Të jetë anëtar i OSK-së me status të verifikuar në Listën e Votuesve;
  • Të ketë të përmbushur detyrimet e përcaktuara me nenin 11 të Statutit të OSK-së;
  • Kandidatura pёr anёtarё tё Kuvendit tё OSK-sё duhet tё mbёshtetet me nënshkrim nga së paku 5 anёtarё tё OSK-sё, brenda njёsisё pёrkatёse zgjedhore tё kandidatit;
  • Të mos jetë i sanksionuar nga Gjyqi i Nderit të OSK-së;
  • Anëtarët e KQZ-së dhe anëtarët e KNJZ-së nuk mund të jenë kandidatë për anëtar të Kuvendit të Odës;
  • Anёtarёt tё cilёt kanё ushtruar funksionin e anёtarit tё Kuvendit tё OSK-sё pёr dy mandate nuk kanё tё drejtё kandidimi për anëtar të Kuvendit të OSK-së;
  • Një anëtar i OSK-së mund të mbështes vetëm një kandidat për anëtar të Kuvendit të Odës;
  • Kandidati për anëtarë të Kuvendit nuk mund të jep nënshkrim mbështetës për kandidaturën e tij;
  • Verifikimet e plotësimit të kushteve të secilës kandidaturë, do të bëhet nga KQZ-ja përmes rekomandimeve të Sekeretariatit të KQZ-së.
  • Aplikacioni i plotësuar dorëzohet nga data 27.02.2023 deri më 06.03.2023,  deri në ora 13:00, në zyrat e OSK-së, apo në formë të skanuar në email adresën: kqzosk2023@gmail.com

 

Në linkun e mëposhtëm gjeni Aplikacionin për kandidim për anëtar të Kuvendit të OSK-së.

Aplikim per kandidim per anetar te Kuvendit te Odes se Stomatologeve te Kosoves