Njoftim

Të nderuar anëtarë,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme të datës 31 mars 2023, ka shqyrtuar aplikacionet për kandidaturë për Kryetar të Odës së Stomatologëve të Kosovës. Pas përfundimit të afatit për kandidim, njoftojmë se janë pranuar dy aplikime për kandidaturë për Kryetar të OSK-së. Të dy aplikuesit i kanë plotësuar kushtet e parapara sipas Nenit 46 dhe 47 të Rregullores për zgjedhjen e organeve të OSK-së dhe të njejtit janë certifikuar nga KQZ-ja. Kandidatët e certifikuar janë:

  • Dr. Arlinda Tmava-Dragusha dhe
  • Dr. Blerim Kamberi

KQZ i’u uron kandidatëve suksese në garën zgjedhore.