NJOFTIM PËR KANDIDIM PËR ORGANET E OSK-SË
Të nderuar anëtarë,
Pas përfundimit të procesit zgjedhor si dhe zgjedhjes së Kryetarit të Odës së Stomatologëve të Kosovës, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Profesionistët Shëndetësor, Statutit të OSK-së dhe Rregullores për zgjedhjen e organeve të OSK-së, duke respektuar afatet e përcaktuara për procedurat e zgjedhjes së organeve të OSK-së, ftojmë anëtarët e zgje dhur të Kuvendit të Odës të shprehin vullnetin e tyre për kandidim për organet përkatëse, si në vijim:
I. Këshilli Drejtues
Për përbërjen e këtij organi, zgjedhen 5 (pesë) anëtarë nga Kuvendi i Odës, prej tyre një (1) anëtar i komunitetit jo shumicë dhe një (1) anëtar nga radhët e komuniteteve tjera. Për pozitën e Anëtarit të Këshillit Drejtues kandidatët duhet të sigurojnë mbështetjen e 5 (pesë) nënshkrimeve nga anëtarët e kuvendit.
Shkarko aplikacionin:
Aplikacioni për kandidatët për anëtarë të Këshillit Drejtues
Aplikacioni për kandidatët për anëtarë të Këshillit Drejues nga radhët e komuniteteve tjera
II. Këshilli Mbikëqyrës
Për përbërjen e këtij organi zgjedhen 5 (pesë) anëtarë nga Kuvendi i Odës. Për pozitën e Kryetarit, zëvendëskryetarit dhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, kandidatët duhet të sigurojnë mbështetjen e 5 (pesë) nënshkrimeve nga anëtarët e kuvendit.
Shkarko aplikacionin:
Aplikacioni për kandidatët për organet e Këshillit Mbikëqyrës
III. Këshilli Etik
Për përbërjen e këtij organi zgjedhen 4 (katër) anëtarë nga Kuvendi i Odës. Për pozitën e kryetarit, zëvendëskryetarit dhe anëtarit të Këshillit Etik, kandidatët duhet të sigurojnë mbështetjen e 5 (pesë) nënshkrimeve nga anëtarët e kuvendit.
Shkarko aplikacionin:
Aplikacioni për kandidatët për organet e Këshillit Etik
IV. Gjyqi i Nderit
Për përbërjen e këtij organi zgjedhen 4 (katër) anëtarë nga Kuvendi i Odës. Për pozitën e kryetarit të Gjyqit të Nderit, kandidatët duhet të sigurojnë mbështetjen e 10 (dhjetë) nënshkrimeve nga anëtarët e kuvendit, ndërsa për pozitën e zëvendëskryetarit dhe anëtarit të Gjyqit të Nderit, kandidatët duhet të sigurojnë mbështetjen e 5 (pesë) nënshkrimeve nga anëtarët e kuvendit.
Shkarko aplikacionin:
Aplikacioni për kandidatët për organet e Gjyqit të Nderit
V. Prokurori dhe zv. Prokurori i Odës
Për pozitën e Prokurorit të Odës kandidatët duhet të sigurojnë mbështetjen e 10 (dhjetë) nënshkrimeve nga anëtarët e kuvendit, ndërsa për pozitën e Zv Prokurorit, kandidatët duhet të sigurojnë mbështetjen e 5 (pesë) nënshkrimeve nga anëtarët e kuvendit.
Shkarko aplikacionin:
Aplikacioni për kandidatët për Prokuror dhe për zv.Prokuror
Kushtet për aplikim:
- Kandidati për organet e OSK-së duhet të jenë anëtar i Kuvendi të OSK-së, përjashtimisht për pozitën e Prokurorit dhe zv Prokurorit kandidati mund të jetë
edhe nga radhët e anëtarëve të Odës. - Kandidatura për organet e OSK-së duhet të ketë mbështetjen me nënshkrime të 5 (pesë) anëtarëve të Kuvendit. Përjashtimisht, kandidati për Kryetar/e të Gjyqit të Nderit dhe Prokurorit të OSK-së, duhet të kenë mbështetjen me nënshkrime të 10 (dhjetë) anëtarëve të Kuvendit.
- Kandidati nuk mund të kandidojë për më shumë se një organ të OSK-së.
- Kandidati mund të kandidojë brenda një organi të OSK-së vetëm për një pozitë;
- Aplikimet për anëtar të Këshillit Drejtues nga radhët e komuniteteve tjera, zhvillohet veçmas me formular të veçantë përmes deklarimit të përkatësisë;
- Kandidati për anëtar të ndonjërit nga organet e përcaktuara nga paragrafi I-rë, nuk mund të jap nënshkrim mbështetës për kandidaturën e tij;
- Një anëtar i Kuvendit nuk mund të mbështesë më shumë se një kandidat për të njejtin organ të OSK-së.
Verifikimet e plotësimit të kushteve të secilës kandidaturë për secilin organ do të bëhet nga KQZ-ja përmes rekomandimeve të Sekretariatit të KQZ-së, e të cilat do të procedohen për miratim nga KQZ-ja.
Afati i dorëzimit të aplikacioneve është nga data e publikimit të këtij njoftimi deri me datë 28 prill 2023 (ditë e premte) ora 13:00, përmes dorëzimit në formë fizike personalisht në zyret e OSK-së.