REAGIM PUBLIK

Oda e Stomatologëve të Kosovës me vëmendje është duke përcjellë rastin e ndodhur dje në Malishevë, ku është raportuar për përfshirjen e një stomatologu, anëtar i OSK-së. Oda e Stomatologëve të Kosovës, shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe gjithë qytetarëve me rastin e ndarjes tragjike nga jeta e pacientës nga Malisheva, për të cilën siç është raportuar nga ana e mediave ka ndërruar jetë pas marrjes së shërbimeve shëndetësore stomatologjike. OSK zotohet se pas daljes së raporteve të inspektoriatit shëndetësor në insitucionin shëndetësor ku është dhënë shërbimi stomatologjik, do të jetë në krye të detyrave dhe misionit të saj, duke ndërrmarrë të gjitha masat ligjore ndaj stomatologut, anëtarit të OSK-së, në raport me të gjeturat e konstatuara të inspektoriatit shëndetësor.