Njoftim

Të nderuar anëtarë,

Oda e Stomatologëve të Kosovës, me qëllim të lehtësimit të punës së anëtarëve të saj dhe shmangjes së keqkuptimeve të mundëshme mes anëtarëve të saj dhe pacientëve gjatë apo pas tretmanit stomatologjik, ka nxjerr dokumentin: Udhëzues për menaxhimin e riskut profesional në praktikën private stomatologjike- Informimimi i pacientit për miratim të ndërhyrjes stomatologjike,

Dokumenti përbëhet prej dy pjesëve;

Udhëzuesi për marrjen e plëlqimit për trajtim stomatologjik nga pacienti i adresohet vetëm anëtarëve të saj dhe personelit të tyre gjatë ushtrimit të veprimtarisë stomatologjike me të cilin përshkruhen të gjitha fazat të cilat ndjeken nga stomatolgu deri në marrjen e pëlqimit nga pacienti.
Pëlqimi për trajtim stomatologjik është dokument me të cilin pacienti e autorizon stomatologun që të ofrojë shërbim stomatologjik, pas informimit paraprak lidhur me procedurën e trajtimit të tij dhe procesin nëpër të cilin do të kalojë gjatë trajtimit stomatologjik.
OSK i sugjeron anëtarët e saj, që gjatë punës së tyre me pacient paraprakisht të marrin pëlqimin e pacientit për tretmanin e cila ruhet në dosjen e pacientit.

OSK sqaron se marrja e pëlqimit nga pacienti, nuk e liron profesionistin shëndetësor nga përgjegjësia ligjore dhe ajo etiko – profesionale për veprimet dhe tretmanin shëndetësor të ofruar.

Forma e propozuar nga OSK për marrjen e pëlqimit, mund të riformulohet nga stomatologët duke bartur përgjegjësinë juridike për rekomandimet e dhëna.

OSK nuk mban përgjegjësi për formën dhe mënyrën e tretmanit të përcaktuar nga stomatologu e cila si e tillë është vlerësim profesional individual i tij i përcaktuar bashkarisht me pacientin si dhe formën e marrjes së pëlqimit për trajtim stomatologjik.