Takimi me Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Dje, me datë 21 maj 2024 në ambientet e OSK-së, Kryetari Prof. Dr. Blerim Kamberi së bashku me nënkryetarët, pritën në takim grupin punues të Komisionit Parlamentar për Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale. Qëllimi i këtij takimi ishte monitorimi dhe zbatimi i Ligjit aktual për odat e profesionistëve shëndetësorë. Grupi punues u interesua për tema të caktuara të implementimit të ligjit, për problemet aktuale të moszbatimit të tij si dhe për sfidat e OSK-së për të ardhmen.
Kryetari i OSK-së i numëroi të gjitha kompetencat që dalin nga ligji aktual e të cilat ende janë të paushtruara nga OSK dhe njëherit i njoftoi se janë bërë kërkesa vetanake si dhe me odat tjera të profesionistëve shëndetësorë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për bashkërendim lidhur me zbatimin dhe delegimin e këtyre kompetencave në odat e profesionistëve shëndetësorë.
U diskutua edhe për shqetësimin e komunitetit tonë lidhur me UA nr. 02/2023 i cili ka të bëjë me kushtet dhe procedurat për ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore në institucionet private, me të cilat ata janë duke u ballafaquar në fazën e rilicencimit të ordinancave private stomatologjike.
Kryetari e falënderoi Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për gadishmërinë e treguar dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe tha se OSK mbetet e angazhuar për të vazhduar këtë rrugë bashkëpunimi, duke punuar ngushtë edhe me institucionet tjera të vendit për të garantuar një kujdes stomatologjik të lartë dhe për të mbrojtur interesat e komunitetit tonë.