Fibrosarkoma anaplastike e nofullës së poshtme
AUTOR(ËT)
Alban Olluri, Oriol Shaqiri
ABSTRAKT
Sarkomat e indeve të buta janë tumore malinje të rralla në regjionin oral dhe maksillofacial, duke përfaqësuar më pak se 1% të të gjitha rasteve me kancer në këtë zonë. Një ndër llojet më të rralla është fibrosarkoma, një neoplazi malinje e përbërë nga fibroblaste, e karakterizuar nga modeli mikroskopik “Herringbone”. Ajo mund të prekë indet e buta ose kockat dhe paraqitet më shpesh te të rriturit meshkuj. Në punimin tonë kemi paraqitur një shembull të rrallë të fibrosarkomës maksillofaciale, duke theksuar rëndësinë e diagnostikimit diferencial të hershëm, përdorimit të imunohistokimisë për konfirmimin e diagnozës dhe ndërhyrjes kirurgjikale radikale për menaxhimin e suksesshëm të kësaj patologjie agresive. Monitorimi afatgjatë onkologjik mbetet thelbësor për ecurinë e sëmundjes së pacientit.
DOI
https://doi.org/10.59138/rsk4/1/5
FAQET: 18-21